Festat e fundvitit janë afër, kështu shumë të rinj kanë filluar të festojnë me mjete piroteknike, e këtë e bëjnë edhe nëpër rrugë e bulevarde dhe hapësira tjera publike, duke shqetësuar një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve, shkruan KosovaPost.
Sot, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka dhënë urdhër për ndalimin e këtyre mjeteve piroteknike në hapësira publike.
Në rast se ky urdhër nuk zbatohet, në njoftimin e Komunës së Podujevës thuhet se të njëjtit do të gjobiten në përputhje me ligjet në fuqi, por nuk janë dhënë detaje në lidhje me gjobitjen.
Vlen të theksohet se një vendim të tillë e ka marrur edhe Kryetari në Ferizaj, Agim Aliu.