Më datë 05. 05. 2021, rreth orës 19:48, Policia e Kosovës, është njoftuar nga viktima se në filialin e telefonisë IPKO në rrugën Bekim Berisha ne Pejë, dy persona të pa njohur, të maskuar e nen kërcënim të armës kanë grabitur nga arka të holla në shumë prej 350 Euro.
Vendit të ngjarjes iu kanë përgjigjur gjitha njësitet relevante nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë.
Pas një pune operative nga ana e hetuesve rajonal me datë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarit: A. H. lindur me 1996 dhe D. T. i lindur me 2001.
Me Urdhër të Gjykatës Themelore në Pejë, është kryer bastisje dhe kontroll në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e dëshmive armët: Një pushkë gjysmë automatike, kalibër 7.62mm, një karikator, 12 copë fishekë dhe një armë gjahu gjysmë automatike.
Me urdhër të Prokurorit shtetit ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orë.