Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore në Gjakovë ka kryer kontrolle në dy lokacione në kërkim të armëve ilegale në rajonin e Malishevës, transmeton Kosova Post.
Sipas njoftimit të policisë,g jatë zbatimit të urdhër kontrollit tek i dyshuari i parë, në shtëpinë e tij dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar.
Pushkë Automatike “Kallashnikov AK 47” dhe një karikator.Pistoletë “BRUNI MOD.92 cal 8 mm” karikatori 18 copë fishek.
Kurse në lokacionin e dytë janë gjetur dhe sekuestruar këto armë:
Pushkë automatike “Kallashnikov AK47”
Pushkë automatike “AK47”
Pushkë ajrore “Bereta cal 6 mm”
Municion, 61 copë cal 7.62 mm
Karikator, 6 copë
Këllëf i revoles, 1 copë
Sperj, 1 copë
Helmeta, 2 copë
Pranga, 1 copë
I dyshuari për rastin e parë është liruar, ndërsa për rastin e dytë janë ndaluar dy të dyshuar me urdhër të prokurorit ndalen në mbajtje për 48 orë./KosovaPost/