Policia e Kosovës ka arrestuar personin e dyshuar për një rast të lëndimit trupor që ka ndodhur të enjten në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Të dyshuarit, policia ia publikoi dje fotografinë dhe i luti qytetarët për bashkëpunim në identifikimin e tij.
“Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës, ka mundësuar që të arrestohet personi i dyshuar për lëndim trupor, që ka ndodhur me 06.04.2023, në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Aktualisht hetuesit policor të stacionit qendra, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me prokurorinë përkatëse, lidhur me rastin që dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari”, thuhet në njoftim.


























