Ministria e Bujqësisë hap zyrë të re në veri, del nga ato me qira

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural pritet që së shpejti të hapë zyrat e reja në veri të Mitrovicës, në objektin ku më herët ka operuar ilegalisht posta e Serbisë.

Punimet në këtë objekt tashmë ndodhen në fazën përfundimtare.

Në këto hapësira do të vendosen Agjencia për Zhvillim të Bujqësisë si dhe Agjencia e Pyjeve, të cilat deri më tani kanë ushtruar aktivitetin e tyre në objekte me qira në pjesën veriore.

Hapja e këtyre zyrave konsiderohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të pranisë institucionale dhe ofrimit më të drejtpërdrejtë të shërbimeve për të gjithë qytetarët pa dallim në Veri të Mitrovicës.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish