Politikania serbe Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka reaguar pasi autoritetet policore serbe e kanë ndaluar vajzën e saj në aeroportin e Beogradit duke hyrë në Serbi.
Trajkoviq, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, i është drejtuar presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me pyetjen se çfarë po i bëjnë fëmijët e saj?
“Çfarë po të bëjnë fëmijët e mi Aleksandar Vuçiq? Përsëri shërbimet tuaja ndalojnë vajzën time mjeke në aeroport me të hyrë në vend. Qytetarja që respekton ligjin dhe nuk merret me politikë. Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi?”, ka shkruar Trajkoviq.


























