Nëpërmjet një komunikate për media, Policia Kufitare e Kosovës, ka sqaruar se rasti ka ndodhur në kalimin kufitar ‘Qafë Prush’, raporton Kosova Post.
“Prishtinë, më 10 qershor 2021/ Policia Kufitare e Kosovës në pikë kalimin kufitar në Qafë Prush ka shoqëruar në stacion policor të dyshuarin mashkull shtetas i Republikës së Shqipërisë, pasi që i dyshuari i kishte ofruar ryshfet prej njëzet (20) euro zyrtarit policor në pikën kufitare.
I dyshuari kishte tentuar që përmes dhënies së ryshfetit ta kaloj kufirin pa dokumentin përkatës” – thuhet ndër të tjera në komunikatë.
Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me çështjen është njoftuar prokurori kompetent dhe me vendim të tij rasti shkon në procedurë të rregullt./KosovaPost/