Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka të lënduar nga zjarri i shkaktuar në një objekt banesor në lagjen “Tophane” në Prishtinë.
Në një përgjigje për lajmi.net, Agron Borovci nga Policia e Kosovës ka treguar se zjarri është lokalizuar dhe është evituar çdo rrezik.
“Sot rreth ores 15:30 kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në rrugën Lidhja e Prizrenit në Prishtinë. Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikësit dhe policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë largimi i banorëve jashtë një perimetri të caktuar derisa është lokalizuar zjarri dhe është evituar çdo rrezik i mundshëm”, ka treguar ai.
Ndërkaq, detaje e tjera të këtij rasi, sipas Borovcit, do të bëhen të ditura pasi nga njësitet kompetente të përfundojnë ekzaminimet e vendit të ngjarjes.