Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e tre personave mbrëmë në lagjen “Lakrishtë” në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se të plagosurit janë të mitur.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, të njëjtit janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar që gjenden në arrati.
“Rr. Bill Klinton, Prishtinë, 20.10.2023-18:44. Tre viktima meshkuj kosovarë-të mitur, janë duke u trajtuar në QKUK, pasi që të njëjtit janë qëlluar me armë zjarri nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin 24-orësh.


























