Në kuadër të raportit të saj, Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin e mbrëmshme të therrjes me thikë, transmeton Kosova Post.
Sipas raportit, pas një mosmarrëveshjeje ka ardhur deri tek përleshja mes tre të dyshuarve, njëri prej të cilëve është therur me thikë.
I lënduari ka pranuar tretman mjekësor. Thika e cila është përdorur në rast, është konfiskuar. Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë liruar, ndërsa njëri është dërguar në mbajtje.