Gjuajtën me armë zjarri dhe e publikuan videon në rrjetet sociale.
Por, mëngjesin e hënës e dy ditë pas festës së ndërrimit të motmoteve, policia iu trokiti në derë katër personave.
Me këtë rast ua konfiskoi atyre disa armë.
”Në orët e paradites policia ka shkuar në vendngjarje , të shtëpia e të dyshuarve, katër të dyshuarit, pasi që janë përballur me provat kanë pranuar veprën dhe i kanë dorëzuar armët. Të dyshuarit deklarojnë se kanë shkrepur me armë për të festuar me rastin e ndërrimit të viteve”.
“Nga policia janë sekuestruar tre arme, një pushkë automatike dhe dy pistoleta me gjithë karikator dhe municion”.