Rastet kur personat nuk marrin përgjegjësinë për kryerjen e veprave penale ashtu si e parasheh ligji, me ç’rast qëndrojnë në arrati nuk janë edhe të rralla në vendin tonë. Së fundi, Policia e Kosovës ka arritur të kap tre persona në lokacione të ndryshme, raporton Kosovapost.
Sipas informacioneve të para nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se personi i parë që ka arrestuar është në fshatin Çifllak të komunës së Rahovecit. I arrestuari sipas Gjykatës Themeore në Prizren është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.
Dje rreth orës 15:45 në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë njësiti policor ka arrestuar një person i cili ka qenë në kërkim. Sipas urdhrit të Gjykatës Themelore në Gjakovë dega në Malishevë i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në paraburgim.
Për një rast të tretë të arrestimit bëhet fjalë sërish. I dyshuari i cili ka qenë në kërkim është kapur rreth orës 19:05 me ç’rast është dërguar në vuajte të dënimit në burgun e Smrekonicës.