Policia e Kosovёs ka njoftuar, se pёr katёr muaj nё Pejё ka konfiskuar 451 patentё shofer.
Nё njoftim thuhet se, gjatё kёsaj kohe Policia e Kosovёs ka shtuar aktivitetet parandaluese dhe ndёshkuese nё terren, ku kanё shqiptuar 23 mijë e 412 flet gjoba dhe ka konfiskuar 451 patentё shofer, raporton teve1.info
“Njёsitet Policore pranё Drejtorisё Rajonale tё Policosё ne Pejё, gjatё periudhёs kohore prej katёr (4) muaj, nga data 01.01.2023 e deri me datё 30.04.2023, ka realizuar dhe implementuar planet operative nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisё dhe nga Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё. Gjatё kёsaj periudhe kohore njёsitet Policore kanё shtuar aktivitetet parandaluese dhe ndёshkuese nё terren me qellim tё mbrojtjёs sё qytetarёve si pjesmarrёs nё trafik. Gjatё kёtyre katёr (4) muajve, nga njёsitet Policore tё Drejtorisё Rajonale nё Pejё, kanё shqiptuar njё numër tё konsiderueshëm tё flet gjobave : • Njёzet e tremijё e katёrqind e dymbёdhjetё ( 23412) flet gjoba, • Katёrqind e pesёdhjetё e njё ( 451) patentё shofer tё konfiskuar”, thuhet nё njoftim.
Tutje drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё, ka apeluar tek të gjithё pjesëmarrësit ne komunikacion tё respektojnё rregullat dhe shenjat e komunikacionit.