Kancelarja gjermane Angela Merkel “tradhtoi interesat” e Ukrainës në favor të Rusisë, tha këshilltari i delegacionit të Kievit në Grupin e Kontaktit Trepalësh, Alexei Arestovich, për televizionin “Ukraina 24”, transmeton Kosova Post.
Sipas tij, vizita e udhëheqësit ukrainas Vladimir Zelensky në Gjermani në 12 korrik dhe bisedimet e tij me kancelarin nuk dhanë rezultate.
“Nuk kishte rezultate sepse zonja Merkel mbajti shtatë vjet dhe në fund tradhëtoi interesat e Ukrainës në favor të Rusisë,” tha Arestovich.
Sipas këshilltarëve, Zelenski nuk gjeti një gjuhë të përbashkët me Merkel për një numër çështjesh, përfshirë përfundimin e “North Stream 2” dhe realizimin e “formulës Steinmeier” (për zgjidhjen e krizës në Donbas)./Kosova Post/