Portugalia ka arritur të kualifikohet në çerekfinale të Euro 2024 pas një fitore dramatike me penallti ndaj Sllovenisë.
Ndeshja ka përfunduar pa gola pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve, por Portugalia ka triumfuar me rezultatin 3-0 pas penalltive.
Portieri portugez Diogo Costa ishte hero i ndeshjes, duke mbrojtur tri penallti dhe duke siguruar fitoren për skuadrën e tij.
Në pjesën e parë të vazhdimeve prej pesëmbëdhjetë minutash, Cristiano Ronaldo ka pasur një mundësi ideale për ta kaluar Portugalinë në epërsi, por ai e ka humbur penalltinë, një gabim që e ka përmirësuar pastaj më vonë kur janë ekzekutuar penalltitë.
Në pjesën e dytë të vazhdimeve, një gabim i mbrojtësit Pepe i ka dhënë një mundësi të artë sulmuesit slloven Sesko, por ai nuk ia ka arritur të shënojë përballë portierit portugez.
Kjo fitore dramatike me penallti e ka çuar Portugalinë në çerekfinale të Euro 2024, duke i dhënë fund aventurës së Sllovenisë në këtë turne. Portugalia tani përgatitet për sfidën e radhës kundër Francës./rtk