Njohësi i ҫështjeve politike Xhevdet Pozhari, ka thënë se hutia se a duhet të votohet ose jo Albin Kurti, është krijuar për shkak që t’i parandalohet atij thyerja e rekordit, përcjell Kosova Post.
Ai ka këshilluar qytetarët që të votojnë Kurtin, duke thënë se pengesa për kandidimin, e ka forcuar edhe më shumë atë.
Postimi i Pozharit në Facebook:
U munduan me ia mohu kandidimin. Veç e forcuan. Provuan ta ndalojnë diasporën, autobusët vërshuan. E fyejtën në fund edhe rininë… shumë rëndë gabuan!
Tik-tak… tik-tak. Shijoni edhe këto 24h të mbetura në pushtet nga dy dekada hajni të mbuluara me “patriotizëm” e “rugovizëm” ju që ideal të vetëm e kishit lekun.
Pse u krijua hutesa a mund të votohet apo jo Albini?
Veç që të parandalohet thyerja e rekordit!
Nisjani me nr 1…. nëse doni me ua humb edhe këtë argument!