Pr.ligji/ Kush ka dron në përdorim, duhet të pajiset me leje të posaçme

Pr.ligji/ Kush ka dron në përdorim, duhet të pajiset me leje të posaçme

Të gjithë personat që kanë në përdorim dronë do të duhet të pajisen me një leje të posaçme. Autoriteti i Aviacionit Civil është duke draftuar rregulloren për këto pajisje, e cila do të synojë rregullimin e këtij aktiviteti për qiej më të sigurt.

Dokumenti, raporton Scan është në fazë diskutimesh dhe ende nuk janë përcaktuar detajet që do të ndiqen, por referuar rregulloreve të Bashkimit Evropian, marrja e këtyre lejeve nuk njeh kufizim, por thjesht synon regjistrimin e personave që i kanë në përdorim këto pajisje.

Gjithashtu, rregulloret e BE-së përcaktojnë edhe vende, ku është i kufizuar përdorimi i dronëve sikurse mund të jenë aeroportet apo zona ushtarake. Pajisja me leje nuk parashikon tarifa aplikimi, çka sugjeron se ky proces do të jetë falas.

Related Posts

You may also like

Rusia i bën thirrje KS-OKB-së për diskutime mbi gjendjen në Gutën Lindore

Përfaqësuesi i Përhershëm i Rusisë në Kombet e