Policia ka arrestuar një person në Pejë, pasi që i dyshuari kishte pranuar ryshfet.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“PRANIM I RYSHFETIT Pejë / 27.06.2024-17:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti nga ankuesi kosovar kishte kërkuar dhe pranuar para të gatshme duke kryer kështu veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.