Pranvera e vitit 1981, vazhdon të jetë një gurthemel i shtetit të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se pranvera e vitit 1981 vazhdon të jetë një gurthemel i shtetit Republikan të Kosovës së pavarur, por njëkohësisht edhe shembull i zellit studentor, që nuk përfundon me studimet, por vetëm sa nisë me to.

Këto komente Kurti i bëri gjatë një bashkëbisedimi me ish- të burgosurit politikë dhe studentët në shënim të 43-vjetorit të demonstratave të vitit 1981, që u organizua në Mensën e Studentëve, në Prishtinë.

Kryeministri tha studentët përfaqësojnë edhe pjesën më të emancipuar politikisht e kombëtarisht të popullit dhe të shoqërisë kosovare.

Ai ka shprehur falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për të gjithë pjesëmarrësit e atyre demonstratave, duke theksuar se gjithçka kishte nisur më 4 mars këtu në Mensën e Studentëve, 11 marsi që u pasua edhe me 26 marsin dhe 1 e 2 prillin dhe u tronditën themelet e padrejta të Jugosllavisë, që patën për parullë kryesore atë që e kemi thënë të gjithë ne me aktivizmin tonë, pra Kosova Republikë.“Nga Kosova Republikë te Republika e Kosovës, kështu pra lidhen brezat e shqiptarëve, të cilën bëjnë betejë të paepur për çlirim e për barazi”, tha kryeministri Kurti, duke theksuar se Kosova e pavarur që sot e gëzojmë në themelet e saj e ka sakrificën e shumë brezave, mundin e shumë gjeneratave, të cilët ne asnjëherë nuk i harrojmë dhe rregullisht i përkujtojmë.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika