Sot ka qarkulluar lajmi se presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar që në takim me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, i kërkon që viziten e saj në ShBA, shefja e shtetit të Kosovës, ta realizojë nën shoqëronë e pop-yllit botëror, Dua Lipa, transmeton KosovaPost.
Lidhur më këtë ka reagur, Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentës së Kosovës, i cili ka përgenjestruar një lajm të tillë.
Sipas Kupinës, Dua Lipa nuk është kusht e kërkesë i takimit të Osmanit me Biden.
“Demant
Presidentja Osmani asnjëherë dhe në asnjë rast nuk i ka dërguar letër Presidentit të SHBA-ve, Joe Biden, në të cilën thotë se do ta marrë me vete edhe Dua Lipën në takim. Të gjitha letrat e Presidentes dërguar Presidentit Biden janë publike dhe ato asnjëherë nuk e kanë pasur një përmbajtje të tillë”, ka shkruar ai.
Tutje ai thotë se raportimet e tilla nga disa medium, janë të pavërteta