Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha të mërkurën në mbrëmje se Evropa nuk do të braktisë marrëveshjen bërthamore me Iranin, transmeton KosovaPost.
Charles Michel në një intervistë për kanalin Al Jazeera shtoi: “Pavarësisht shenjave negative në lidhje me propozimin e Bashkimit Evropian, ne nuk do të heqim dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin”.
Më parë, John Kirby, koordinatori i komunikimit strategjik i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, njoftoi se ne jemi ende në procesin e përpjekjes për të ri-zbatuar marrëveshjen bërthamore.
Duke iu referuar ekzistimit të dallimeve dhe mosmarrëveshjeve, Kirby tha se nuk mund të shpallë një afat për realizimin e marrëveshjes dhe shtoi se kur të arrihet marrëveshja, të gjithë do të informohen për këtë.
Në lidhje me këtë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre në një konferencë për shtyp, duke përsëritur pretendimet e zakonshme deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë një qëndrim parimor që nga fillimi i negociatave të Vjenës dhe pohoi: Nëse Irani është i gatshëm t’i përmbahet marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, ne jemi gati të bëjmë të njëjtën gjë.
Në raundin e ri të negociatave në Vjenë, me fokus heqjen e sanksioneve ndaj Iranit, i cili u mbajt në datat 4-8 gusht 2022, u bënë disa propozime nga Enrique Mora, koordinatori i Bashkimit Evropian.
Më 15 gusht, Republika Islamike e Iranit prezantoi dhe njoftoi përgjigjen e saj me shkrim ndaj tekstit të propozuar nga Evropa dhe deklaroi se nëse përgjigja amerikane është realiste dhe fleksibël, do të arrihet një marrëveshje./KosovaPost/.