Presidenti kroat, Zoran Milanoviç, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani dhe kryekuvendarin Glauk Konjufca, ai ka vazhduar me axhendën e tij, ndërsa aktualisht gjendet në objektin e Qeverisë ku edhe po zhvillon takimin me Kryeministrin Kurti.
Pasdite, sipas axhendës së paralajmëruar , presidenti kroat Zoran Milanoviç, do të takohet me qytetarët e komunitetit kroat pasi që do të shkojë në vizitë në Janjevë.
Kujtojmë se në ditën e dytë të vizitës, presidenti kroat do të qëndrojë në kampin e KFOR-it ku do të pritet nga Komandati Ferenc Kajari.
Milanoviç do të takohet edhe me forcat e armatosura kroate që shërbejnë në kuadër të KFOR-it.