Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se si fëmijë ai donte të ishte një marinar, pilot ose anëtar i shërbimit të inteligjencës, të cilën edhe e arriti, por mbi të gjitha ai donte t’i shërbente atdheut të tij dhe se ëndrra e tij u realizua, transmeton Kosova Post.
“Ashtu si shumë djem, unë doja të bëhesha një marinar, pastaj mendoja të bëhesha pilot e herë doja të isha anëtar i inteligjencës. E realizova këtë, kështu e ka jeta. Ndonjëherë edhe pyes veten se si ndodhi e gjitha. Është një gjë shumë komplekse sepse nuk mund të vish dhe të thuash: Unë dua të jem një informator dhe ata të punësojnë ty. Diçka e tillë zakonisht nuk ndodh, por më ndodhi mua,” tha Presidenti i Rusisë, duke iu përgjigjur pyetjes së nxënësve të shkollës Qendra e Fëmijëve “ Oqeani”, se cila ka qenë ëndrra e tij të bëhej kur ishte fëmijë dhe nëse e ka arritur atë, shkruan sputnik.
Sidoqoftë, ai nënvizoi se nuk ishte gjëja më e rëndësishme, por që shkolla, familja dhe mjedisi e drejtuan atë që t’i ishte në shërbim të atdheut, shkruan Sputnik.
“Unë ende merrem me këtë punë dhe besoj se kam arritur atë që edhe e kam ëndërruar, ti shërbej atdheut”, tha Putin./Kosova Post/