Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar ndeshjen në mes Kombëtares së Kosovës dhe Qipros, e cila përfundoi me rezultat të thellë 5-1, percjell Kosova Post.
Ajo, në një postim në Facebook, ka shkruar se kjo ishte një fitore e shumëpritur.
“Një fitore e shumëpritur. Krenar me djelmoshat e Kosovës, të cilët sonte dëshmuan shpirtin luftarak në fushë duke demonstruar një lojë fantastike dhe duke shënuar një fitore të çmuar në Ligën e Kombeve.
Ju lumtë djema dhe suksese në ndeshjet e radhës!”, ka shkruar presidentja Osmani.