Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon takimet në New York ku edhe po mbahet mbledhja e Kombeve të Bashkuara, percjell KosovaPost.
Presidentja ka takuar edhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombe të Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield.
Thomas-Greenfield e ka falënderuar Osmanin për lidershipin e treguar në iniciativat e Samitit për Demokraci, pranimin e refugjatëve dhe mbështetjen për Ukrainën.
Në këtë takim me presidenten Osmani ka qenë i pranishëm edhe Blerim Reka i cili ka filluar punën e tij si konsull i Kosovës në New York.