Pas takimit me homologen e tij nga Kosova, kryediplomati shqiptar, Igli Hasani është pritur në takim nga presidentja Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se qytetarët e Kosovës llogarisin në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim.
“Si gjithnjë, qytetarët e Kosovës llogarisin në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim. Kur jemi përkrah njëri-tjetrit, nuk ka sfidë që nuk tejkalohet dhe nuk ka rezultat që nuk mund të arrihet me sukses!”, shkroi Osmani në platformën X.
Vizita e Hasanit në Kosovë po bëhet në kuadër të një turi treditor në shtetet e përreth, me ç’rast sot dhe nesër do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.