Në kuadër të raportit ditor, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person në Prishtinë ka sulmuar fizikisht dy policë, transmeton KosovaPost.
Policia përmes raporti 24 orësh ka bërë të ditur se personi ishte në gjendje të dehur derisa ka sulmuar policët.
Raporti i PS:
“Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë 04.02.2022-15:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.