Janë arrestuar dy persona të dyshuar për vjedhje gjatë ditës së sotme në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Rasti ka ndodhur në rrugën “28 Nëntori”, një femre i është vjedh portofoli, dhe e njëjta ka kërkuar ndihmën nga dy zyrtar policor që ndodheshin afër vendit të ngjarjes.
Reagimi i zyrtarëve policor ka qenë i menjëhershëm, i cili ka rezultuar edhe në arrestimin e dy personave.
Rasti është cilësuar si vjedhje, dhe hetuesit policor kanë filluar procedurat e nevojshme ndaj të arrestuarve, në koordinim me prokurorin e shtetit.
“Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje Sot nga hetuesit policor të stacionit Jugu në Prishtinë, janë arrestuar, dy persona të dyshuar për vjedhje. Rasti ka ndodhë në rrugën “28 nëntori”, në Prishtinë, ku ankueses (femër), i është vjedhë një portofol. Ankuesja ka kërkuar ndihmën e dy zyrtarëve policor që ndodheshin në afërsi të vendit të ngjarjes. Zyrtarët policor, menjëherë, janë vënë në ndjekje të personave të dyshuar dhe ky reagim i shpejtë ka rezultuar me arrestimin e personave të dyshuar:
- B. K, mashkull, , shtetas i Republikës së Kosovës dhe
- P. K, mashkull, , shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe gjetjen e portofolit.
Lidhur me këtë rast, i cili është cilësuar si vjedhje, hetuesit policor kanë filluar proceduarat e nevojshme policore ndaj të arrestuarve, në koordinim me prokurorin e shtetit”, ka thënë Ahmeti për arbresh.info.