Tradita e Panairit të Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur, po vazhdon. Organizatorët kanë menduar që ditët e nxehta të këtyre muajve, të freskohen me libra dhe aktivitete të tjera kulturore, shkruan Kosova Post.
Edhe këtë vit, nga data 30 korrik deri më 1 gusht pritet të organizohet Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur – njofton Asociacioni i Letrarëve dhe i Artistëve Art Club “Rifat Kukaj”.
Organizatorët e kanë menduar platenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës (TKK), si vend ideal për mbajtjen e këtij panairi.
Paralelisht me panairin, edhe Agjencia Shtetërore e Arkivave, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Bibliotekën Kombëtare, pritet ta hapë ekspozitën Bëje ose vdis!: kushtuar jetës dhe veprës së Ukshin Hotit.
Ditët e panairit, pritet të pasurohen edhe me aktivitete të tjera, si orë poetike si dhe takime me shkrimtarë./KosovaPost/