Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, sot do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për RTK se Kurti atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet.
Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik.