Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është paraqitur në prokurori.
“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në njoftimin për media të kësaj prokurorie.
Mihali është paraqitur në Prokurorinë Speciale në orën 9:30.