Prokuroria Speciale konfirmon hetimet në Ministrinë e Bujqësisë

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka njoftuar se me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve për veprimet e disa zyrtarëve publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, ka autorizuar Policinë e Kosovës, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në mbështetje të nenit 83 par. 1 të Kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, me qëllim të verifikimit të pretendimeve apo dyshimeve të ngritura në opinionin publik për veprimet e disa zyrtarëve publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, lidhur me renovimin e objektit që e shfrytëzonte AAK-ja, tani nën menaxhimin e Ministrisë, ka autorizuar Policinë e Kosovës, respektivisht Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) në Prishtinë, që të kryejë veprime hetimore në mbledhjen dhe sigurimin e provave për sqarimin e rrethanave të çështjes”, ka thënë në Liridonë Kozmaqi Hajdaraj, udhëheqëse e Zyrës për Komunikim Publik.

Në njoftim thuhet se zyrtarët publik të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dyshohen se me veprimet e tyre kanë kryer veprat penale: “ Keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”, dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, nga neni 390, të KPRK-së.

Ndryshe. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka sqaruar lidhur me projektin “Renovimi i objektit të MBPZhR-së në Ulpianë për pjesën që aktualisht është në shfrytëzim nga MBPZhR”:

“Me Vendimin e datës 08.07.2024, për dorëzimin–pranimin e çelësave të objektit të MBPZhR-së, komisioni në përbërje të dy anëtarëve nga MBPZhR-ja dhe një përfaqësues nga AAK-ja, realizoi pranim-dorëzimin e çelësave të objektit të MBPZhR-së, i cili deri në këtë datë ishte në shfrytëzim nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, bazuar në një kontratë.

Me qëllim të akomodimit të zyrtarëve të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë në këtë objekt, që është pronë e MBPZhR-së, dhe për të shmangur shpenzime të panevojshme për qira, është iniciuar procedura e prokurimit për përzgjedhjen e kompanisë që do të rinovonte objektin. Kjo, për të krijuar kushte të përshtatshme pune, pasi objekti është dorëzuar në gjendje të mjerueshme. (Bashkëngjitur gjeni faktet përmes fotografive)”, thuhet pos tjerash në sqarimin e MBPZhR-së.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika