Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka mbajtur sot protestë pranë Ministrisë së Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në lidhje me rastin e dhunimit të një vajze, në shkollën “Faik Konica”, shkruan Kosova Post.
Fjolla Muqaj organizatore e kësaj proteste në një deklaratë për media tha se rasti i fundit që ndodhi në shkollën “Faik Konica”, ka treguar edhe një herë realitetin e frikshëm me të cilin rriten vajzat në Kosovë.
“Partriarkaliteti i institucionalizuar është duke ua rrezikuar të drejtën për shkollim e rritje të shëndoshë fëmijëve nëpër shkolla” tha Muqaj.
Tutje ajo shtoi se sistemi ynë dhe të gjitha institucionet, duke nisur nga fëmija e deri tek institucionet publike janë duke prodhuar abuzues, e ngacmues seksualë.
Kjo është duke u bërë përmes edukimit patriarkal, shtresëzimit e ushqimit të pabarazive dhe neglizhimit të çështjeve akute siç është dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave, deklaroi Muqaj./KosovaPost/