Një bum ankesash për ngacmime seksuale është regjistruar në akademitë kryesore ushtarake amerikane.
Kjo ka ndodhur në Akademinë Detare të SHBA në Annapolis, Akademinë Ushtarake të SHBA në Ëest Point dhe Forcat Ajrore të SHBA në Kolorado Spring, në vitin akademik 2020-2021. Janë regjistruar gjithësej 131 denoncime, 88% më shumë se një vit më parë.
Sulmet seksuale të raportuara në akademitë ushtarake të SHBA-së u rritën ndjeshëm gjatë vitit shkollor 2020-21, pasi studentët u kthyen në orët e mësimit personal gjatë pandemisë së koronavirusit.
Fakti del nga të dhënat e Ministrisë së Mbrojtjes, pasi një komision i pavarur vitin e kaluar rekomandoi shumë ndryshime për të përmirësuar aftësinë e viktimave për të vënë para drejtësisë autorët.
Rritja vazhdon atë që zyrtarët besojnë se është një prirje rritëse në akademi, pavarësisht fluksit të programeve të reja për parandalimin dhe trajtimin e sulmeve seksuale.A2CNN