Partia Socialdemokrate ka paralajmëruar një aktivitet sot në sheshin “Skenderbeu” duke filluar në ora 11:00.
Përmes një komunikate për media PSD ka thënë se këtë aktivitet do ta zhvillojnë pranë Teatrit Kombëtar por pa specifikuar se për çfarë lloj aktiviteti bëhet fjalë.
“Sot, me datën 14 korrik (e mërkurë), duke filluar nga ora 11:00, Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet pranë Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu””, thuhet në komunikatë.