Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni i cili ishte edhe kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Zgjedhor të 14 marsit ka treguar arsyen e vërtetë të tërheqjes nga gara në momentet e fundit.
Quni iu është përgjigjur atyre të cilët kanë thënë se tërheqja e tij ka qenë taktikë në mënyrë që delegatët e tij ta votojnë Lumir Abdixhikun për kryetar të LDK-së.
I pyetur se a është e vërtetë kjo, Quni pa dashur të japë përgjigje direkte, ka thënë se këtë e ka bërë për t’i ndihmuar procesit zgjedhor.
“Unë i kam ndihmu procesit, me qenë sa më demokratik dhe lideri i ardhshëm i LDK-së me u zgjedh përmes procesit demokratik”, ka thënë Quni për Front Online.