Presidenti rus Vladimir Putin e konsideron absurde që nuk ka marrëveshje paqeje midis Rusisë dhe Japonisë, në një kohë kur të dy vendet janë të interesuar për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit, transmeton Kosova Post.
“Ne besojmë se mungesa e një dokumenti të tillë në marrëdhëniet tona është absurde. Sidomos pasi Rusia dhe Japonia janë plotësisht të interesuara në normalizimin e marrëdhënieve tona. Unë kam parasysh interesat tona të përbashkëta strategjike për zhvillimin e bashkëpunimit,” tha Putin në seancën plenare të Forumit Ekonomik Lindor, shkruan agjencia ruse TASS.
“Ne kemi thënë gjithmonë se është e nevojshme të respektohen rezultatet e përfshira në dokumentet ndërkombëtare, rezultatet e Luftës së Dytë Botërore. Ne kurrë nuk kemi refuzuar një dialog mbi një marrëveshje paqeje,” tha presidenti rus./Kosova Post/