Takimet e planifikuara për sot të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë anuluar,transmeton Kosova Post.
Takimi me Ambasadorin e Rusisë, Aleksandar Bocan -Kharchenko, ishte planifikuar të mbahej në ora 9: 00 dhe në orën 11.00 me Ambasadorin e Kinës, Chen Bo.
Publiku do të informohet për datat e reja të takimeve më vonë, thuhet në njoftimin nga zyra e Presidentit të Serbisë.