Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, bërë të ditur se do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar për situatën energjetike, transmeton Kosova Post.
“Situata është e vështirë, ne po luftojmë nga minuta në minutë”, tha Brnabiq për TV Pink. Tutje ka shtuar ajo se në takim me presidentin do të jenë edhe ministra dhe të tjerë në krye të sektorëve të energjisë.
Siç ka deklaruar ajo, gjithçka duket se duhet të diskutohet për “ngritjen e blloqeve të Termocentralit “Nikola Tesla” në Obrenovc, i cili së fundmi ka dalë jashtë funksionit, sikur edhe për cilësinë e qymyrit.
“Ne duam të vazhdojmë furnizimin e energjisë elektrike pa kufizime, por nëse është një luftë – është një luftë”, tha Brnabiq./sh.o./Kosova Post/