Sot janë shënuar 19 raste pozitive dhe një viktimë në Kosovë nga COVID-19, transmeton KosovaPost.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka informuar:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.636.378 doza të vaksinës.
Deri më sot 769.967 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.Nga 2.236 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.859 e në total numri i rasteve aktive është 331.
Krahasuar me diten e djeshme vërehet një përshkallëzim i situatës me COVID-19 në Kosovë.