Kryqi i Kuq tha se ky ishte një lehtësim i madh. Ekipi kishte disa ditë që po përpiqej të arrinte në qytetin e rrethuar të Mariupolit, për të ofruar ndihma dhe për të evakuuar ata që dëshironin të largoheshin, raporton BBC.
Për momentin raportohet se skuadra është rikthyer në Zaporizhzhia, mirëpo mbetet e paqartë kur do të vazhdojnë misionin në Mariupol.
“Ekipi është i fokusuar tani në vazhdimin e operacionit të evakuimit humanitar. Ky incident i djeshëm tregon se sa i paqëndrueshëm dhe kompleks ka qenë operacioni për të lehtësuar kalimin e sigurt rreth Mariupolit për ekipin tonë, i cili është përpjekur të arrijë në qytet që nga e premtja”, thuhet në deklaratën e tyre.klantv.