Deklaratat nga Shtetet e Bashkuara për situatën rreth Ukrainës, duke iu referuar të dhënave të inteligjencës, dëshmojnë për dështimin e shërbimeve speciale amerikane, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, transmeton Kosova Post.
“Të dhënat e inteligjencës të cituara nga Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price dhe anëtarë të tjerë të ekipit të propagandës së luftës flasin për dështimin e shërbimeve speciale. Pyetja e rëndësishme është se cila prej këtyre strukturave i ka dhënë Shtëpisë së Bardhë informacione të rreme”, ka shkruar Zaharova në kanalin e saj Telegram.
Për muaj të tërë, Perëndimi ka akuzuar në mënyrë të pabazë Moskën se synon të pushtojë Ukrainën. Rusia e mohon këtë kategorikisht, ndërsa gjithmonë theksojnë se nuk janë kërcënim për askënd.
Akuza të tilla, thekson Moska, po përdoren si një justifikim për NATO-n për të vendosur pajisje shtesë ushtarake pranë kufijve të Rusisë.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha më herët se Rusia nuk e përjashton mundësinë që histeria mbi Ukrainën e krijuar nga Perëndimi të ketë për qëllim fshehjen e faktit se Kievi po saboton marrëveshjet e Minskut, shkruan sputnik.Ditët e fundit si politikanët ashtu edhe mediat në Perëndim kanë spekuluar për datën e fillimit të pushtimit, por asgjë nuk ndodhi./Kosova Post/