Ndërkohë që situata në Ukrainë, edhe pse ende e paqartë, duket sikur po hyn në një fazë zbutje të tensionimit, një tjetër “konflikt” mund të nisë nga një vend europian.
Vendi është Britania e Madhe, territori i së cilës është formalisht sulmuar nga një vend agresor. Ky konflikt nuk ka raketa dhe nëndetëse, por thjesht një barkë dhe një hu druri sipër të cilit u vendos flamuri i vendit agresor”, Ishujt Mauritius.
Mauritius për opinionin publik të gjerë përfaqësojnë thjesht një parajsë për pushime elitare, por prej vitit 1965, kur shpalli pavarësinë pikërisht nga Londra, kërkon rikthimin e arkipelagut të Chagos, që autoritetet britanike cilësonin tepër strategjik për të lëshuar përgjithmonë.
I ndodhur në mes të Afrikës jugore, Lindjes së Mesme dhe Azisë juglindore, arkipelagu është i njohur më së shumti për ishullin Diego Garcia, ku ndodhet një nga bazat amerikane më të rëndësishme në botë. Për të realizuar bazën, amerikanët që kishin marrë me qira ishullin dhe britanikët që kishin autoritet mbi të nga koha e Napoleon Bonapartit, dëbuan praktikisht të gjithë popullsinë lokale, rreth 1500 persona, që ende luftojnë për t’u rikthyer në vendlindje.
Por së fundmi një ekspeditë nga Ishulli Mauritus, e drejtuar nga ambasadori i tyre në OKB, mbërriti në arkipelag duke vënë flamurin e Mauritius. “Një akt simbolik, ajo e ngritjes së flamurit, siç bënin britanikët kur vendosnin kolonitë e tyre”, deklaroi ai.
Kërkesa e Mauritus ka baza ligjore të forta, nuk është vetëm një provokim. Në 2019 Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë i dha të drejtë, ashtu si dhe votimi në OKB. Por deri më tani Londra nuk është përgjigjur.A2CNN.