Por, 60-vjeçari faktin se mund të kishte aksione në kompani të huaja dhe e lidhi skualifikimin e tij nga komisioni qendror i zgjedhjeve me potencialin për partitë e opozitës për të postuar një rezultat të fortë në shtator.
Një sondazh i kryer kohëve të fundit tregoi se Partia Komuniste dhe partitë tjera opozitare mund të përbëjnë rrezik serioz ndaj mbizotërimit të partisë së Putinit, Rusia e Bashkuar, në Dumën Shtetërore, që është dhoma e ulët e Kuvendit të Rusisë.
“Partia (Komuniste) është parti opozitare. Dikush është i frikësuar nga efekti i madh që bashkimi i forcave të majta do të mund të kishte”, citohet të ketë thënë Grudinini.
Kryetari i Partisë Komuniste të Rusisë, Gennady Zyuganov, u zotua se do të paraqesë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të autoriteteve që ia ndalon pjesëmarrjen në garë kandidatit të partisë së tij.