Derisa trupat ushtarak në kufirin Ukrainë-Rusi, janë duke u shtuar çdo ditë e më shumë, presidenti i Rusisë, Vladimit Putin ka vendosur të sulmojë Ukrainën edhe më një formë ndryshe, duke bërën jë sul kibernetik ndaj disa bankave, faqeve zyrtare të ministrisë dhe duke afektuar disa telefona të deputetëve ukrainas.
“Sky News” ka bërë të ditur se ka pasur paralajmërime për planet e hakerëve, derisa tensionet mes dy shteteve është gjithmonë në rritje.
“Një sulm kibernetik ka goditur bankat e Ukrainës, ka konfirmuar ministri ukrainas për transformim digjital. Disa ueb-faqe, përfshirë edhe atë të ministrisë së jashtme, janë të bllokuara. Ka pasur paralajmërime për planet e hakerëve, derisa tensionet me Rusinë po rriten” – ka thënë gazetarja e “Sky News”.