Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të marrë pjesë në samitin online për luftën kundër pandemisë, të thirrur nga lideri amerikan Joseph Biden, njoftoi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, transmeton Kosova Post.
“Presidenti nuk ka në plan të marrë pjesë në atë samit. Niveli i pjesëmarrjes sonë do të përcaktohet përmes diplomacisë,” tha përfaqësuesi i Kremlinit.
Të shtunën e kaluar, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se Biden synon të organizojë një samit online në 22 shtator mbi luftën kundër pandemisë para takimit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB -së.
Peskov tha më herët se Kremlini kishte marrë një ftesë nga Shtetet e Bashkuara për këtë ngjarje.sh.o. /Kosova Post/