Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha e pyeti Kurtin se ‘çfarë qëndrimi mbani rreth rastit të Kumanovës, ju dhe presidentja?”, sikur edhe për ështjen e vuajtjes së dënimit të shqiptarëve atje, transmeton Kosova Post.
Duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të PDK-së. Hysen Berisha, edhe për transmferimin e të burgosurve kosovarë për ta vuajtur dënimin në Kosovë në Rastin Kumanova, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se bisedimet për transferim bëhen kur bëhet kërkesa nga vetë prersonat dhe atèher kur ka vendim të prerë të gjykatës.
“Procedurat e transferimit të të burgosurve bëhet me kërkesën e personit për transferim dhe atëher kur vendimi është përfundimtar. Deri më tani nuk jemi njoftuar zyrtarisht që është bërë një kërkesë e tillë. Rasti i Kumanovës është ende në Gjykaten Supreme, ende nuk ka perfundua”, tha Kurti, ndërsa kujtoi se pas vizitës së zyrtarëve të lartë të Maqedonisë në Kosovë, në të ardhmen e afërt do të ketë një vizitë kthyese nga Kosova e ku edhe me gjasë do të parashtrohet edhe çështja e të burgosurve në Rastin Kumanova.
“Në takimet e fundit që i kemi pasur ne e kemi ngritur edhe këtë çështje për ta diskutuar”,theksoi Kurti.
Hiseni kërkoi gjithashtu që të diskutohet edhe cilësimi i tyre ‘terroristë’, ndërsa kryeministri Kurti, kujtoi atij se këtë epitet ua ka dhënë kolegia e tij kohë më pare, ndërsa tani gjoja se po brengoseni për ta.
“Epitetin e padrejtë, terrorist, e ka thënë kolegia juaj, ndërsa ju, tash kinse po brengoseni tani për djemtë e Kumanovës që mbahen në burg atje. Populli ynë e ka një fjalë të urtë për këtë shprehje e këtë sjellje tuajën, por atë unë juve sot këtu s’po jua them”, tha Kurti./Kosova Post/