Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje erdhën në pushtet me deklarata populliste e të cilat kanë pas ndikim tek qytetarët, përcjell KosovaPost.
Kështu, po vlerëson deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj.
“Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje Vetëvendosje kanë ardh në pushtet duke i prekur disa pika populliste të cilat kanë pas ndikim te qytetarët e Kosovës realisht gjithmonë duke folur për mirëqenien sidomos ndaj shtresës më të varfër pastaj për politikat e ndryshme sociale, për uljet e çmimeve, luftën kundër korrupsionit , për luftën kundër nepotizmit e shumë dukurive tjera”, ka thënë ai për FrontOnline.
Sipas tij, ajo çka shihet që po bën kjo Qeveri është krejtësisht e kundërta me atë që ka premtuar.
Ai thotë se asgjë pozitive nuk po sheh as ka aspekti i sigurisë.
“E gjitha çka ne shohim nga partia që është në pushtet është pikërisht e kundërta, pra unë ende nuk kam pa ndonjë projekt të madh për Kosovën, ende nuk kam pa diçka që e shtyn përpara edhe agjendën evropiane të Kosovës, ende nuk kam pa diçka të mirë në politikën e jashtme, por përkundër vetëm degradime sa i përket situatës së sigurisë, nuk kam pa ndonjë përmirësim. Ju e dini që kemi punësime apo emërime familjare në pozita të ndryshme , kemi ndikim të skajshëm të politikës në institucionet e pavarura, pra gjithçka që ka thënë Albin Kurti është duke e bërë të kundërtën”, është shprehur Qalaj.