Qëndrova para pasqyrës dhe mora gërshërët në duar. Kështu fillova kursimet dhe për një vit kurseva 27.000 euro, transmeton Kosova Post.
Kështu e fillon historinë e Kel Galavan nga Irlanda, e cila thotë se ajo kurseu një pasuri të vogël duke hequr dorë nga produktet kozmetike. Pasi dha dorëheqjen nga puna e saj, ajo vendosi të heqë qafe vesin e saj më të madh – trajtimet kozmetike.
Kursimet në 4 hapa efikas
Më 1 Janar 2019, fillova të kursej , kur pash sa kisha kursyer, vazhdova me kursimet edhe këtë vit
“Kam hequr dorë nga këto 3 gjëra dhe kam kursyer një shumë të jashtëzakonshme në tetë muaj, dhe as nuk e kam ndjerë atë”: Unë vazhdova të kursej dhe shlyer huanë
Ajo vendosi të presë flokët e saj dhe të mos i lyejë më. Ky, thotë ajo, ishte hapi i parë. Në vend të shamponëve të shtrenjta nga markat luksoze, ajo kaloi në shamponët për fëmijë. Ajo bën maskat e saj për fytyrën dhe hoqi dorë nga parfumi i saj i preferuar Chanel.
Kel jeton në Irlandë me burrin e saj Dave (43) i cili punon në industrinë e IT dhe ata kanë dy fëmijë – Rio (10) dhe Arona (7).
“Misioni im ishte të eliminoja të gjitha shpenzimet e panevojshm derisa qëndroja në shtëpi. Kështu që hoqa dorë nga dashuria ime më e madhe – produktet kozmetike. Në një vit, unë kurseva 4,000 paund vetëm për produktet kozmetike plus 20,000 paund të tjera (rreth 27,000 euro) të cilat do t’i shpenzoja për rroba, kafe dhe ushqime të gatshme në restorante dhe pushime. Kjo është lëvizja më e zgjuar që kam bërë” , tha bindshëm Kel.
Kel, 43 vjeç, punoi në marketingun e një kompanie farmaceutike dhe vendosi të linte punën e saj në gusht 2018 në mënyrë që të mund të kalonte më shumë kohë me fëmijët.
“Unë e doja punën time, por punoja gjithë kohën dhe rrallë isha në shtëpi. E kuptova që fëmijët po rriteshin , kurse unë doa të isha më shumë kohë me ta. Burri im menjëherë u pajtua me idenë time, sepse unë rrallë isha në shtëpi për shkak të punës, kështu që ai mori shumë përgjegjësi. Ne kemi llogaritur që nëse kursejmë pak, mund të jetojmë vetëm me pagën e tij – thotë Kel.
Kështu, nga janari 2019, ajo vendosi që të shpenzonte më pak.
“Isha e dëshpëruar për ca kohë. Nuk kishte më paga, as kremra dhe trajtime më të shtrenjta. Nuk kishte floktar. Nuk dija si ta lyeja veten, prandaj vendosa që t’i lë edhe flokët e thinjura dhe t’i shkurtoja vetë”, tha Kel.
Maskat e fytyrës tani ajo thotë se i bënë me avokado, kos dhe mjaltë. Edhe pse ka psoriazë, ajo thotë se ka mësuar të qetësojë lëkurën e saj me trajtime natyrale.
“ Më herët kam përdorur një maskë që kushton 30 paund, por versioni im i në kushte shtëpie, ajo ka kosto shumë herë më të vogël”, tha Kel
Gruaja ilandeze, tani më nuk blen rroba në dyqane luksoze, por blen rroba të “dorës së dytë”.
Kel thotë se ka ndaluar daljen në restorane, nuk porositë ushqime e as kafe.
“Kam mësuar të gatuaj dhe tani të gjithë ushqehemi më shëndetshëm dhe më lirë. Fëmijët fillimisht ankoheshin, por tani janë mësuar. Kam kursyer mjaftë shumë sepse nuk kam angazhuar më ‘dado’ për fëmijët. Më parë kemi shpenzuar nëntë mijë paund në vit për dado. Nuk ka më kinema, por bëjmë nganjëherë piknik?, tregon Kel.