Në mbledhjen e sotme, Qeveria e Kosovës, ka miratuar vendimin për formimin e Komisionit për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike. Komisioni për kontrollin e tregtisë me mallra strategjike do të ketë këtë përbërje:
(1) Zana Kotorri / MTI – kryesuese;
(3) Brahim Kokollari / MM – anëtar;
(4) Nazmi Zogaj / MM – zëvendësanëtar;
(5) Bujar Haxhidauti / DK – anëtar;
(7) Mensur Hoti / MPB – anëtar;
(8) Driton Ademi / MPB – zëvendësanëtar;
(9) Adnan Dragaj / MPJ – anëtar;
(10)Flurin Gashi / MPJ – zëvendësanëtar.
Komisioni do të jetë përgjegjës për aprovimin, anulimin, ndryshimin dhe revokimin e licencave për eksport, import, transit, transngarkim, rieksportim jashtë vendit, ritransferim dhe për ofrimin e shërbimeve të ndërlidhura me këto procese.
Gjithashtu, ky komision do të përcaktojë edhe Listën shtetërore të mallrave të kontrolluara strategjike./i.o